Shqipëria në Europian: Erdhëm Gjermani!
- Nov 17, 2023
- 1 min read
Ka përfunduar në Zimbru në këto momente ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë me rezultatin e barabartë 1-1.
Të parët që shënuan ishin kuqezinjtë me anë të Sokol Cikalleshit në minutën e 25-të me 11-metërsh, ndërkohë që në minutat e fundit dhe më konkretisht në minutën e 87-të kanë barazuar vendasit me anë të Baboglo.
Shqipërisë i duhej 1 pikë për të shkuar në Kampionatin Europian dhe tashmë e kanë arritur objektivin, duke siguruar kualifikimin për në Berlin.
Shqipëria është në kuotën e 14 pikëve dhe tashmë ka siguruar kualifikimin pavarësisht se është edhe një ndeshje tjetër ndaj Ishujve Faroe për t'u luajtur në datën 20 nëntor.
Tashmë objektivi është vetëm vendi i parë në grup, ndërkohë që e rëndësishme është që Shqipëria tashmë është në Europian.
Urime kuqezinj!
















