Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
- Korca Boom
- Sep 30, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/Messenger_creation_6DFB84A1-F873-424F-A8E3-3AA268F0ECCC.jpeg
Vangjel Koja, legjenda e volejbollit shqiptar, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Një figurë e shquar e sportit, Koja filloi karrierën e tij si atlet dhe më pas u spikat në basketboll dhe volejboll, duke përfunduar si trajner i skuadrës së famshme Dinamo.
Si trajner i Dinamos në volejboll për meshkuj, ai jo vetëm që arriti të fitonte tituj kampion kombëtar, por edhe të krijonte një ekip që la gjurmë në arenën evropiane. Dedikimi i tij i pashoq dhe përkushtimi ndaj sportit e bënë një ikonë të vlefshme për brezat e rinj.
Homazhet në nder të tij do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë, ku familja, miqtë dhe komuniteti sportiv do t’i japin lamtumirën një prej figurave më të ndritura të sportit shqiptar. Trashëgimia e tij në volejboll dhe roli i tij si mentor i sportistëve të rinj do të kujtohet gjithmonë.
Lamtumirë mjeshtër! Të qoftë dheu i lehtë!
Portali “KORÇA BOOM” i shpreh ngushëllimet e thella familjes!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”


















