Shërbimet e Policisë Bashkiake të Pogradecit dhe Inspektoriati i Mjedisit pastron vijën breg-liqenore
- Korca Boom
- Nov 1, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-84.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/6-22.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/5-51.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4-70.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-79.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-90.jpg
Pas përfundimit të sezonit turistik të suksesshëm për qytetin e Pogradecit, bizneset e ndryshme (Bar kafe, Beach-Bare, Restorante dhe Hotele) që operojnë përgjatë vijës breg-liqenore duhej të kryenin edhe pastrimin e ambientit përreth aktivitetit të tyre. Duke marrë shkas nga situata e rënduar, e krijuar nga lënia e drurëve dhe rrethimeve të bizneseve të tyre, Shërbimet e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit dhe N.M.I.P.P gjatë monitorimit të territorit, kanë konstatuar ndotje mjedisi dhe kanë bërë të mundur largimin e të gjitha sendeve dhe objekteve përgjatë gjithë shëtitores e vijës breg-liqenore deri në Tushemisht. Në rast të konstatimit të hedhjeve të mbetjeve në rrugë, trotuare, lulishte apo pranë koshave të vegjël në shëtitore, duke identifikuar e ndëshkuar sipas rastit me masa administrative kundravajtësit, sipas Ligjeve në fuqi, të cilët me veprimet e tyre te parregullta, dëmtojnë bashkëjetesën në komunitet dhe prishin imazhin e qytetit.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”


















