top of page

Si parashikohet moti për ditën e sotme e enjte 26 shtator 2024!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 26, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/1707891090_moti.jpg

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës, përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës, të cilat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 10 deri 27°C në zonat e ulëta 11 deri 30°C në zonat bregdetare 14 deri 29°C

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page