Silvinjo me pasaportë shqiptare: Jam puro shqiptar!
- Nov 22, 2023
- 1 min read
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo është pajisur me pasaportën shqiptare.
Braziliani e mori pasaportën nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
“Jam këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë,” - ka thënë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit,” - është shprehur trajneri i Kombëtares.
Në këtë Samit, Silvinjo u nderua nga kryeministri Edi Rama me “Shqiponjën e Artë”.
















