Situata e rreshjeve në Pogradec. Ja çfarë ka ndodhur!
- Nov 4, 2023
- 1 min read
Informacion mbi situatën nga reshjet në territorin e Bashkisë Pogradec.
Në 24 orët e fundit ka pasur reshje me intesitet të ulët dhe mesatar në të gjjthë territorin e bashkisë dhe njësive administrative, situata paraqitet si më poshtë:
Në njësitë administrative nuk ka bllokime në lëvizjen e mjeteve në rrugë edhe pse këshillohet që lëvizja të bëhet me kujdes të shtuar për të shmangur incidentet si pasojë e lagështirës.
Ka pasur probleme në fshatin Mëmlisht të Njësisë Udënisht, ku aktualisht po punohet nga ndërmarrja e punëve publike për zhbllokimin dhe zëvendësimin e tubacionve kulluese dhe zhbllokimin e rrjedhës së përroit të fshatit pranë aksit nacional Pogradec-Lin.
Problematika me inertet në rrugë paraqiten edhe në Vërdovë pranë lagjes së "Fonderisë" ku do të nisë ndërhyrja për të përmirësuar situatën.
Në 80% të fshatrave nuk ka pasur shkëputje të energjisë elektrike, ndërkohë që është rikthyer energjia në Njësinë Çerravë dhe Dardhas të cilat furnizohen nga fidrat e Maliqit, punonjësit e OSHEE janë ende në terren për çdo problemartikë të lindur.
Në qytet nuk ka pasur problematika deri më tani, megjithatë punonjësit janë të gjithë në gatishmëri të plotë.
Për çdo emergjencë kontaktoni me;
112 Shërbimi Emergjencave 128 Zjarrfikësja 129 Policia
Si dhe me çdo administrator të zonave tuaja, jemi në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo situatë.

















