top of page

SKËNDERBEU/ Dilemat që duhet të zgjidhë sot trajneri Gjoka

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 9
  • 2 min read

Sot është dita e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Laçit. Ekipi është totalisht i përqendruar në këtë takim, madje edhe vetë futbollistët presin me ankth të dinë kush do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Kjo pasi ka filluar të duket qartë konkurrenca dhe lufta për një vend është e vështirë.

Kjo është më e dukshme në disa pozita dhe kështu për qendrimin e mbrojtjes ka tre kandidatura për t’u bashkuar me Prençin. Zgjedhja bëhet mes Vaskuez, Randit dhe Ramosit; të tre janë në një formë të mirë.

Për të vazhduar më pas, është një zgjedhje mes Rabiut dhe Estrelës, pasi janë dy futbollistë që e bëjnë mirë këtë detyrë. Në mesfushë, Franklin, Merlim apo Janaqi janë gjithashtu një treshë e fortë.

Në vijën sulmuese ka një konkurrencë mes Sabos dhe Balajt, për të parë kush do të marrë krahun e djathtë, pasi ai i majti dhe qendra janë të përcaktuara me Bismarkun dhe Rashicën. Këto janë dilemat e mëdha që Gjoka duhet të vendosë sot dhe pas kësaj stërvitje të ditës së dielë do të bëhet vendimi përfundimtar.

This is most noticeable in several positions, and for the defensive positions, there are three candidates to join Prençi. The decision is between Vaskuez, Randi, and Ramos; all three are in good form.

Next, there is a choice between Rabiot and Estrela, as both are performing well in this role. In midfield, Franklin, Merlim, or Janaqi form a strong trio.

In the attacking line, there is a duel between Sabo and Balaj, to decide who will take the right wing, as the left wing and the center are already predetermined with Bismark and Rashica. These are the big dilemmas that Gjoka must resolve today, and after today’s training session on Sunday, the final decision will be made.

KORÇA BOOM

 
 
bottom of page