top of page

SKËNDERBEU/ Ja kush rikthehet si titullar dhe kush ulet në stol…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 30
  • 2 min read

Korçarët kanë fituar ndeshjen e javës së kaluar dhe natyrisht formacionet fituese nuk kanë shumë lëvizje, por trajneri Gjoka duket se është i detyruar nga disa faktorë të bëjë disa ndryshime që pritet të finalizohen në ditën e fundit para takimit me Dinamon.

Kështu, dihet që në vijën e sulmit, për shkak të kartonit të kuq, nuk do të jetë Bismark në qendër të sulmit. Duket se nuk do të ketë zëvendësim nga stoli. Tayo ishte një alternativë, por me sa duket Gjoka nuk do ta hedhë nga minuta e parë. Ka mundësi që në këtë pozicion të luajë Rashica, për të cilin po punohet me futbollistin.

Ndërkohë, ka shumë gjasa që Nikaj të fillojë nga minuta e parë dhe kjo do të sillte shumë qetësi, pasi nga krahu tjetër do të luajë Balaj dhe të tre, kështu, do të formonin vijën e sulmit.

Në repartin e mbrojtjes ka dy ndryshime. Kështu, Albi Doka do të rikthehet si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe në qendër do të jetë Vaskez. Para, sipas asaj që mësohet, Randi do të jetë në stol së bashku me Ramos, edhe pse dha shenja të mira në ndeshjen e kaluar.

Të gjitha këto janë informacione që qarkullojnë dhe po shqyrtohen, por nuk janë zyrtarizime, pasi Gjoka do të japë fjalën e tij të fundit duke pritur edhe dy seancat stërvitore të radhës.

Meanwhile, there’s a high probability that Nilaj will start from the first minute, which would bring a lot of stability, as on the other wing, Balaj will play, and the three of them will form the attacking line.

In the defensive line, there are two changes. Albi Doka will return as a starter on the right side of the defense, and in the center will be Vaskez. Furthermore, according to reports, Randi will be on the bench along with Ramos, despite having shown good signs in the previous match.

All of this is information that is circulating and being analyzed, but it has not been finalized yet, as Gjoka will give his final decision after the next two training sessions.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page