SKËNDERBE në rritje nga miqësorja në miqësore/ Të shtunën vjen shpejt testi ndaj Besës
- Aug 1, 2024
- 1 min read
Deri në këto momente Skënderbeu ka luajtur 4 ndeshje miqësore, ku njërën prej tyre me ekipin e dytë, atë ndaj FC Helzag që u fitua 4-1. Dy humbje dhe një barazim kanë marrë korçarët deri në këto momente, por kjo ndeshje e fundit ndaj Tiranës ishte si një fitore në të gjitha drejtimet për këtë Skënderbe.
Të paktën zyrtarisht kanë mbetur edhe dy teste të tjera miqësore që do të luhen shumë shpejt, teksa i radhës do të jetë ditën e shtunë në datën 3 gusht dhe Skënderbeu do të presë në shtëpi Besën e kategorisë së parë, që ka trajner Mirel Josën dhe ka bërë shumë blerje këtë sezon të ri.
Po shumë shpejt do të vijë edhe miqësorja ndaj Flamurtarit në datën 8 gusht dhe duket se bardhekuqtë po futen në ritmin e duhur me seanca me ngarkesë dhe me teste që po i shërbejnë shumë stafit teknik.
Miqësoret e fazës verore të Skënderbeut
Kalithea-Skënderbeu 3-0
Shënues: Matigia 45’, Kainourgios 50’, Lukinas 79’
Skënderbeu-Vora 1-2
Shënues: Merlim 84’ (11-m) / Imami 2’, Dalipi 4’
Skënderbeu-Helzag 4-1
Shënues: Xhixho 13’, Emannuel 18’, Moses 24’, ? 41’ / Morava 42’ (11-m)
Skënderbeu-Tirana 2-2
Shënues: Bismark 7’, Nikaj 23’/ Ndreca 80’, Ismajli 88’
03 gusht Skënderbeu-Besa
08 gusht Skënderbeu-Flamurtari
















