top of page

SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!

  • Oct 5, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/461517509_931875552314121_915446603575983364_n.jpg

Sot në orën 19:00 është radha e Skënderbeut në fushën e lojës, teksa bardhekuqtë presin në javën e 8-të të superligës Egnatian, skuadër që edhe ajo nga ana e vet nuk ndodhet në një situatë të mirë.

Sot është nga ato ndeshje që mund të thuhet se luhet për “jetë a vdekje” dhe Skënderbeu është gati për 3 pikë. Të gjithë lojtarët sot në fushë duhet të bëjnë “ujkun”, sepse vetëm kështu fitohet dhe shkohet te rezultati që e presin të gjithë.

Duhet pranuar se skuadra ka presionin, për atë se i mungojnë pikët, por strategjia që duhet të ndjekë Skënderbeu është e qartë, vetëm me 3 pikë do të shlyhen rezultatet negative të 7 javëve të para.

Një javë përgatitje për të mbërritur sot në mbrëmje në stadiumin “Skënderbeu” atje ku Skënderbeu duhet të zhvillojë një lojë vërtet të mirë, për të marrë më pas rezultatin pozitiv.

Në radhët e ekipit ka optimizëm dhe kjo është e dukshme, pavarësisht se përballë është Egnatia dhe Skënderbeu sot ka ditën të bëjë Skënderbeun.

Nëse ka një ditë që vlen 3 pikë është sot, prandaj “ujqër” jepni shpirtin në fushë për fanelën që keni veshur!

Forca Skënderbe! Sot të gjithë në stadium në orën 19:00, sepse na pret Skënderbeu…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page