SKËNDERBEU / Java e 22-të në stadiumin “Skënderbeu”. Korçarët duan “kokën” e Kukësit!
- Feb 6, 2024
- 1 min read
Të diel, më 11 shkurt Skënderbeu do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë të vitit 2024-ër e thënë ndryshe përballjen e javës së 23-të ndaj Kukësit.
Korçarët dje zbarkuan në shtëpi, ku edhe zhvilluan seancën e parë stërvitore të javës dhe kanë kohën e duhur deri ditën e diel, ditë që do të përballen me një kundërshtar direkt për objektivat që kanë dhe padiskutim që do të kërkohet edhe fitorja.
Dje ka pasur edhe një analizë të hollësishme përpara startit të stërvitjes së parë, atje ku Gvozdenoviç dhe stafi i tij u ka kërkuar llogari të tijve për mënyrën e lojës në ndeshjen e fundit ndaj Teutës.
Humbja në Durrës ka qenë e papranueshme nga ana e Skënderbeut, ndërkohë që vetë lojtarët kanë premtuar se këtë javë do të fillojë menjëherë kthesa.
Të dielën Skënderbeu luan një ndeshje shumë të rëndësishme, kjo edhe për atë se vlen vetëm fitorja ndaj Kukësit dhe një 3 pikësh do të sillte edhe kthesën e Skënderbeut.
Tashmë mbetet për t'u parë në stërvitjet e ditëve të ardhshme, por grupi do të jetë i plotë dhe ky është një lajm më shumë se i mirë.
Pritet që edhe presidenti Ardjan Takaj përpara kësaj ndeshjeje të mbërrijë më shpejt se herët e tjera në qytetin juglindor dhe sigurisht që atmosfera duhet të jetë shumë pozitive deri ditën e diel.
Jo më kot te Skënderbeu thonë, se këtë javë bën punë vetëm “koka” e Kukësit dhe asnjë rezultat tjetër.
















