Skënderbeu / Trajneri kërkon nga të tijtë më shumë besim tek vetja
- Oct 9, 2023
- 1 min read
Trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç duket se tani, një ditë pas ndeshjes është edhe më i qetë.
Njëshi i stolit të bardhekuqve ka nxjerrë një konkluzion për atë që ka ndodhur në ndeshjen me Laçin. Sipas deklaratës së teknikut ai thekson: “Duhet të kemi akoma më shumë besim tek vetja dhe me besim duhet ta fillojmë që nga minuta e parë. Me kalimin e minutave ekipi filloi të reagojë mjaft mirë.”
Në fakt të gjithë janë të mendimit që ekipi ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, me vetëm disa momente që nuk ka pasur përqëndrimin e plotë.
















