Skënderbeu / Të gjithë me mendje tek…
- Oct 13, 2023
- 1 min read
Edhe pse do kohë të shuhet jehona e fitores së kombëtares sonë, kjo nuk do të thotë se ketu u ndal futbolli. Të gjithë sipas menyrës së tyre janë tek fusha e blertë dhe kjo thuhet për ekipet që luajnë në “Abissnet Superiore”.
Një prej këtyre ekipeve është edhe Skënderbeu. Korçarët kanë zbritur në fushën stërvitore me mendje tek gara.
Për korçarët e gjithë vëmendja është më 22 tetor, kur do të luhet në Korçë takimi me Vllazninë që mbyll edhe fazën e parë.
















