SKËNDERBEU/ 3 lojtarë shqetësojnë para Partizanit!
- Feb 23, 2024
- 2 min read
Skënderbeu të dielën luan ndaj Partizanit, ndërkohë që lajmi i mirë ishte se nuk ka asnjë lojtar të pezulluar për shkak kartonësh dhe kjo është e rrallë në fazën e dytë dhe të tretë, pasi Skënderbeu ka pasur shumë pezullime, sidomos në këto dy faza.
Ndërkohë që nuk ka pezullime, janë 3 lojtarë që e shqetësojnë stafin teknik të Skënderbeut.
Së pari, bëhet fjalë për Franklin Ahanonu, lojtar që është pikë referimi në sulm për Skënderbeun, njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë për bardhekuqtë me 7 gola.
Franklin doli i dëmtuar nga fusha në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që lajmi i sotëm që do të mungojë më shumë se 15 ditë sigurisht që nuk është lajm i mirë.
Një tjetër lojtar i dëmtuar është Klevis Shaqe. Mbrojtësi i krahut të majtë ka dy ndeshje që nuk është gati dhe pritet që këtë fundjavë ta hedhë pas dëmtimin në kavilje.
Një lojtar që duhet patjetër në të majtë, pasi mungesa e tij po ndihet, kjo sepse edhe stafi teknik po bën lëvizje të futbollistëve duke sjellë Gerco nga e djathta në të majtë. Të shohim edhe përgjigjen për Shaqen ditën e nesërme.
Dhe, futbollisti i tretë që shqetëson shumë është Rei Pecani. Futbollisti në fjalë duket se ka qenë i pafat, pasi pak kohë më parë pas rikthimit prej dëmtimit, pësoi të njëjtin problem dhe ende nuk dihet se kur do të kthehet.
Franklin-Shaqe-Pecani janë treshja e lojtarëve që shqetësojnë shumë para Partizanit dhe ndërkohë që Franklin nuk ja del për dy javë, po ashtu e vështirë që tia dalë njëri prej dy lojtarëve të tjerë, Shaqe apo Pecani.
















