SKËNDERBEU/ Firmos edhe kamerunasi Franklin Kamleu. Ja 6 blerjet e deritanishme zyrtare të bardhekuqve!
- Jul 10, 2024
- 1 min read
Ka qenë dje në mbrëmje portali ynë, që gjen sërish goditjen e radhës në merkato dhe si çdo goditje tjetër të këtij Skënderbeu, arrin të zbulojë edhe kamerunasin që tashmë e ka mbyllur zyrtarisht me Skënderbeun.
Franklin Kamleu (Banmassa Kamleu Franklin Lincoln) është firma e radhës për Skënderbeun, ose e thënë ndryshe firma e 6-të verore e Skënderbeut. Mesfushori kamerunas që i ngjason emri me Franklin Ahanonu, sulmuesin që u shit në Kazakistan, tashmë pritet të mbërrijë për t'u bashkuar me grupin e tjetër të futbollistëve bardhekuq.
Kishte kohë që drejtuesit e Skënderbeut e kishin pikasur këtë futbollist që cilësohet talent në Kamerun, ndërkohë që është 1.74 i gjatë dhe ka lindur më 14 janar 2004 në Kamerun.
Franklin Kamleu luan me ekipin kombëtar të Kamerunit U-20 dhe U-23 dhe në fakt ka pasur shumë kërkesa nga skuadra të ndryshme të superligës, por ka pranuar të veshë fanelën e Skënderbeut.
Mesfushori shtatshkurtër e çon në gjashtë numrin e lojtarëve që kanë firmosur për këtë Skënderbe deri tani dhe do të ketë të tjerë futbollistë që do të firmosin në ditët në vazhdim për këtë Skënderbe.
Më poshtë sjellim edhe listën prej 6 lojtarësh që kanë firmosur deri tani me Skënderbeun.
6 blerjet zyrtare të Skënderbeut
Luko Vaskez 21-vjeç qendërmbrojtës (Kolumbi)
Bismark Çarls 23-vjeç sulmues (Gana)
Erolind Krasniqi 24-vjeç mesfushor (Kosovë)
Oniks Grezda 17 vjeç sulmues (Kosovë)
Kristian Rroku 21-vjeç portier
Franklin Kamleu 20-vjeç mesfushor (Kamerun)
















