top of page

SKËNDERBEU/ Ja formacioni që do të zbresë sot në fushë ndaj Dinamos

  • Sep 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/456280409_18345222814189503_7112434765895131209_n.jpg

Dinamo-Skënderbeu është përballja e sotme e orës 19:00 në “Elbasan Arena”, një ndeshje shumë delikate për Skënderbeun e Ivan Gvozdenoviç.

Skuadra bardhekuqe ka mbyllur qysh dje në mesditë përgatitjet dhe tashmë edhe stafi teknik e ka më të qartë formacionin që do të rreshtojë sot në fushën e lojës.

Duke mos pasur asnjë mungesë, sot në fushë do të shikojmë për Skënderbeun këtë formacion me rreshtimin e zakonshëm 4-3-3:

Në portë nuk ka dyshime pasi nga starti do të kemi Marko Alia.

Mbrojtja edhe sot do gë jetë me katër futbollistë, ku Elvis Prençi dhe Marko Ramos do të jenë në qendër, ndërsa në krahun e djathtë do të kemi Kosta Vangjelin dhe në të majtë Andrea Gerco.

Në mesin e fushës përpara mbrojtjes në rolin e shkatërruesit do të shikojmë Mario Rabiun, ndërkohë që Dejvid Janaqi dhe Juri Merlim do të jenë dyshja që do të lidhin repartin e prapavijës me sulmin.

Në sulm edhe sot Skënderbeu do të luajë me treshen e zakonshme, ku Ardit Nikaj dhe Ermir Rashica nga krahët do të kenë në mes Bismark, lojtar që në katër javë ka shënuar vetëm një gold dhe sot pritet që të shënojë sërish.

Ky pak a shumë është 11-shi i sotem i orës 19:00, ku Skënderbeu do të përballet me Dinamon në stadiumin “Elbasan Arena”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page