SKËNDERBEU/ Nesër korçarët ndaj Egnatias ia kanë “frikën” vetëm ndonjë Cjapi që mund të gjykojë!
- Mar 15, 2024
- 1 min read
Skënderbeu nesër në orën 17:00 luan përballjen e javës së 28-të ndaj Egnatias, ndërkohë që të vetmen “frikë” që kanë është gjykimi.
Themi këtë, pasi në shumë ndeshje Skënderbeu, sidomos në stadiumin “Skënderbeu” është penalizuar nga gjykimet që kanë qenë vendimtare dhe tendecioze në dëm të Skënderbeut.
Vetëm në ndeshjen e fundit kujtojmë që Kreshnik Cjapi, anuloi një gol për Skënderbeun që në fakt ishte gol dhe u dha një 11-metërsh shkodranëve që në fakt nuk ishte i tillë.
Pra, Kreshnik Cjapi u është bashkuar listës së gjatë të gjyqtarëve që kanë bërë “qejf” sa herë kanë gjykuar në Korçë dhe e vetmja “frikë” është se mos kushedi nesër vjen ndonjë Cjap tjetër të gjykojë këtë takim.
Ose, mund të vijë edhe Enea Jorgji i famshëm, sepse ka disa javë që nuk e ka vizituar qytetin juglindor!
















