top of page

SKËNDERBEU/ Pritshmëritë e tifozëve sot kundër Egnatias

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 5, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/tifoze-3.jpg

Të shumta janë reagimet e tifozëve korçarë që kanë lënë në “Korça Boom” në formën e komenteve. Ne po ju sjellim disa prej tyre:

Muharemi: Urime dhe fitore, presim vetëm tre pikë.

Hakiu: Goditeni kundërshtarin në pikat e dobëta dhe do ta shikoni si fitohet.

Ylli: Duhet një lojtar që ta çojë topin në rrjetë, ekipi është mirë dhe i përgjigjet nivelit të superiores.

Lavdiu: Presim vetëm fitore. Ne do t’ju mbështesim. Ju bëni detyrën tuaj.

Irakliu: Futbollistët janë vetë zoti në fushën e lojës, nga ata presim shumë.

Koço: Në fushë janë 11 futbollistë, ne jemi të 12-ët.

Ruzhdiu: Po të luajmë si ndaj Partizanit, Tiranës, Vllaznisë marrim fitore, po luajtëm si ndaj Teutës na pret humbja.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page