SKËNDERBEU / 3 humbje radhazi për korçarët. Të shtunën kërkohet “koka” e Dinamos
- Jan 16, 2024
- 1 min read
4 ndeshje radhazi që Skënderbeu nuk njeh fitoren. Madje mund të themi se fitorja e fundit ka qenë ajo e 2 dhjetorit 2023 ndaj Erzenit 1-0. Më pas një barazim me Partizanin në kryeqytet 1-1 dhe vijnë 3 humbje radhazi.
3 humbje që sigurisht kanë sjellë vështirësi për bardhekuqtë, pasi kanë mbetur në kuotën e 22 pikëve dhe rrezikojnë tashmë vendet më poshtë në tabelën e klasifikimit.
Nëse ka një ditë që Skënderbeu do të kërkojë patjetër kthimin te trepikëshi është kjo e kësaj së shtune, ku do të presë në orën 17:00 Dinamon që ka po aq pikë sa bardhekuqtë.
Skënderbeu është skuadra e vetme që ka 3 humbje radhazi në këtë superligë dhe cilësohen vërtet rezultate negative, ndërkohë që nuk ka mjaftuar as loja e mirë së fundmi me Egnatian që Skënderbeu të kthehej te rezultati pozitiv.
Këtë të shtunë Skënderbeu pritet të ketë në krah edhe tifozët dhe në këtë mënyrë fitorja është alternative e vetme, ndërkohë që këtë gjë ua ka thënë qartë dje edhe njëshi i stolit në analizën që ka zhvilluar, duke u theksuar të tijve se nuk falet më asnjë rezultat tjetër përveç trepikëshit, gjë që do të thotë se Skënderbeu të shtunën kërkon vetëm “kokën” e Dinamos.
















