top of page

SKËNDERBEU / 3 ndeshjet e fundit 5 pikë. Me Erzenin fitorja një detyrim!

  • Nov 30, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu në 3 ndeshjet e fundit ka grumbulluar 5 pikë, e thënë ndryshe ka shënuar 1 fitore dhe 2 barazime.

Mesatarisht vetëm në këto 3 ndeshje të fundit Skënderbeu ka grumbulluar më shumë se 1.6 pikë për ndeshje.

Si fillim barazimi 1-1 me Tiranën në Korçë, më pas erdhi fitorja 3-1 ndaj Teutës në stadiumin “Skënderbeu” dhe së fundmi barazimi 2-2 ndaj Kukësit në transfertën e kryeqytetit.

Më e rëndësishme është që Skënderbeu në këto 3 ndeshje ka shënuar 6 gola, pra mesatarja është 2 gola për ndeshje dhe ka pësuar 4 gola.

Statistika që në fakt tregojnë një rritje në rezultate të Skënderbeut, skuadër që ka pasur ndryshime dhe këto janë pozitive.

Jo më kot Skënderbeu ndodhet në vendin e 4-t në renditje, pavarësisht se edhe skuadrat e tjera janë atje, afër me pikë.

Këtë të shtunë në Korçë vjen Erzeni, skuadër që Skënderbeu e mposhti 2-1 në fazën e parë në Rrogozhinë dhe fitorja edhe këtë herë, ashtu si në ndeshjen ndaj Teutës është detyrim.

Një trepikësh me Erzenin do të ishte vërtet vazhdimi i rezultateve të mira për këtë Skënderbe.




 
 
bottom of page