top of page

SKËNDERBEU/ 3 shitjet që mbushën arkën e klubit. Franklin-Djantu-Liço

  • Jul 26, 2024
  • 2 min read

Updated: Jul 27, 2024

Sot në orët e vona të mbrëmjes mbërriti edhe lajmi i radhës për shitjen e kapitenit të Skënderbeut Dean Liço dhe në harkun kohor të 4 muajve Skënderbeu arrin të shesë jo pak, por tre lojtarë.

I pari në shitje ishte sulmuesi Franklin Ahanonu, futbollist që luan tashmë te FC Astana në Kazakistan, lojtar që transferimin e ka më 6 prill të këtij viti me vlerën e 450 mijë eurove.

Më pas shitjet nuk ndalen për Skënderbeun teksa më 1 qershor zyrtarisht është shitur sulmuesi tjetër Ivan Djantu me vlerën e 200 mijë eurove.

Dhe, sot në mbrëmje është shitur edhe Dean Liço, kapiteni i Skënderbeut që mund të quhet futbollist i Igdir FK, skuadrës turke të kategorisë së dytë.

Ende nuk dihet shuma që do të përfitojë Skënderbeu, por sigurisht që nuk do të jetë e vogël dhe shitja e mesfushorit e çon në tre numrin e shitjeve në harkun kohor të vetëm 4 muajve.

Një Bravo e madhe për drejtuesit e klubit bardhekuq, ku më aktivi ka qenë Drejtori Sportiv Ardi Gjançi që udhëtoi enkas përpara disa ditësh drejt Turqisë, ku kreu edhe shitjen e radhës.

Padiskutim që të gjitha këto kanë marrë miratimin e presidentit Ardjan Takaj, që tashmë ka një strategji të qartë, duke rritur financat e Skënderbeut dhe duke garantuar një skuadër edhe më të fortë, pasi priten edhe blerje të tjera për Skënderbeun.

A do të mbyllen shitjet e Skënderbeut me kaq?! Kjo mbetet për t'u parë, por lajmi më i fundit ka qenë shitja e kapitenit Dean Liço mbrëmjen e sotme.

Më poshtë sjellim edhe 3 shitjet e fundit të Skënderbeut:

 

6 prill 2024 Franklin Ahanono nga Skënderbeu në Kazakistan (FC Astana)

1 qershor 2024 Ivan Djantu nga Skënderbeu në Danimarkë (Sonderjyske)

26 korrik 2024 Dean Liço nga Skënderbeu në Turqi (Igdir FK)




 
 
bottom of page