Skënderbeu 4 ndeshje që nuk njeh humbje partizani 4 ndeshje që nuk di të fitojë
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_1f54ab782fef43478d6dc249f09a39femv2-1.jpg Partizani-Skënderbeu është ndeshja e javës së 16-të që do të luhet ditën e hënë në kryeqytet, ndërkohë që të kuqtë ndodhen në vendin e 2 në tabelën e renditjes me 30 pikë, ndërkohë që Skënderbeu në të 4-in me 21 pikë.Skënderbeu nga ana e vet vjen në këtë ndeshje me rezultate pozitive në 4 ndeshjet e fundit, teksa në këto katër javë ka 2 fitore dhe 2 barazime, pra nuk e ka provuar shijen e humbjes.Nga ana tjetër Partizani ka katër ndeshje që nuk fiton dot, pasi ka 4 barazime radhazi.Kjo do të thotë që Skënderbeu vjen të hënën në një moment të mirë dhe nga ana tjetër Partizani në rënie të lirë edhe pse ndodhet në vendin e dytë në superligë.Edhe Partizani nga ana e vet ka mungesa, ndërkohë që te Skënderbeu janë 3 mungesa të rëndësishme të paktën deri në këtë moment, pasi pritet përgjigja për Franklin, sulmuesin kryesor, gjë e cila do të mësohet një ditë përpara ndeshjes nëse do të luajë apo jo të hënë.Avantazhi i të kuqve është se luajnë në shtëpinë e tyre, por sërish Skënderbeu do të kërkojë që të mos dalë pa gjë nga kjo transfertë.















