SKËNDERBEU -7 ditë nga Superliga / Sot fillon zyrtarisht java anti-Egnatia. Ja kalendari i javës së 19-të
- Jan 6, 2024
- 1 min read
Si sot një javë më vonë, Skënderbeu do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit që përkon edhe me startin e fazës së tretë të superligës.
Java e 19-të e superligës do të startojë shumë shpejt, më 12 janar 2024 dhe sipas këtij kalendari kjo javë e parë e fazës së tretë, apo e thënë ndryshe ndeshjet e para të vitit 2024-ër do të luhen të ndara në 3 ditë.
Më 12 janar do të nisë superliga e këtij viti me ndeshjen e parë, derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana që do të startojë në orën 17:00 të pasdites të së premtes të 12 janarit.
Të nesërmen, pra më 13 janar do të jetë radha e Skënderbeut, teksa më 13 janar Egnatia-Skënderbeu do të startojë në orën 13:30, ndërkohë që po atë ditë në orën 17:00 luhet Partizani-Teuta.
Java e 19-të do të mbyllet ditën e diel me dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të, Laçi-Erzeni dhe në orën 17:00 të 14 janarit, Vllaznia do të presë në shtëpi Kukësin.
Më poshtë sjellim edhe kalendarin zyrtar të javës së 19-të të superligës:
JAVA e 19-të e superligës
12.01.2024 (E premte)
Dinamo-Tirana Ora 17:00
13.01.2024 (E shtunë)
Egnatia-Skënderbeu Ora 13:30
Partizani-Teuta Ora 17:00
14.01.2024 (E diel)
Laçi-Erzeni Ora 13:30
Vllaznia-Kukësi Ora 17:00
















