Skënderbeu/ A do të ketë titullarë që do të humbasin formacionin këtë radhë?!
- Apr 1, 2024
- 1 min read
Në përgjithësi është vënë re se trajneri Gvozdenoviç nuk bën shumë ndryshime në formacion. Thuhet se fituesit nuk gjykohen dhe nuk zëvendësohen, por pas ndeshjes me Dinamon kishte kritika nga ana e trajnerit.
Gvozdenoviç nuk ka dashur të flasë me emra të përveçëm dhe kjo është pjesë e punës së tij që nuk i deklaron publikisht, por besohet se brenda grupit do flasë me emra. Tani është për t'u parë se a do të ketë ndonjë futbollist që mund të humbasë formacionin apo jo?!
Ndoshta edhe mund të ketë, pasi ka edhe momente që dikush nga pankina të japë më shumë dhe dikush tjetër të reflektojë.
Në ndeshjen me Dinamon Gvozdenoviç ka larguar disa titullarë dhe kjo është një zgjedhje për zgjidhje të situatave. Tani është një tjetër realitet para takimit të radhës.
















