top of page

SKËNDERBEU “argëtohet” në miqësore me FC Helzag/ Ja sa kanë fituar korçarët!

  • Jul 30, 2024
  • 1 min read

Updated: Jul 31, 2024

Skënderbeu-FC Helzag 4-1

Shënues: Xhixho 13’, Emannuel 18’, Moses 24’, ? 41’ / Morava 42’ (11-m)

Skënderbeu: Dervishaj, Gift, Lamellari, Shkëmbi, Emannuel, Zenullari, Mejdani, Moses, Çuçka, Xhixho, Nikolli.

                                                              

Miqësorja nis me pasime të shumta të topit dhe pa rrezik në portat respektive edhe pse në fakt kanë qenë korçarët që krijojnë pasime të shumta në gjysëmfushën e FC Helzag, por rastet e golit janë të pakta.

Duhet të vinte minuta e 13-të që Skënderbeu të shnonte golin e avantazhit me anë të Xhixho, ndërkohë që Skënderbeu sërish hidhet në sulm dhe gjen edhe të dytin me anë të blerjes verore Emannuel.

Në minutën e 24 është një tjetër i huaj si Moses që gjen një hapësirë nga jashtë zone, gjuan dhe 3-0 për Skënderbeun, rezultat që është mbyllur edhe pjesa e parë prej 30 minutash.

Pjesa e dytë nis me disa zëvendësime për të dy ekipet, ndërkohë që në fushë është hedhur edhe Etien Tare, lojtar që ka dy ditë me Skënderbeun.

Sërish Skënderbeu është atje, në sulm dhe në 10 minutat e pjesës së dytë ka 2-3 raste të mira, por nuk arrin të shënojë. Në minutën e 41-të do të vinte edhe goli i katërt për Skënderbeun, teksa një nga lojtarët e të rinjve i ardhur së fundi nga Afrika ka ekzekutuar mjeshtërisht një gjuajtje nga larg dhe 4-0.

Një minutë më vonë dhe pikërisht në të 42-ën FC Helzag fiton një 11-metërsh që ekzekutohet saktësisht nga ana e kapitenit Morava dhe 4-1.

Përfundimisht krej takimi mbyllet 4-1 për Skënderbeun.




 
 
bottom of page