SKËNDERBEU/ Bardhekuqtë largohen nga Korça
- Apr 18, 2024
- 1 min read
Korçarët janë larguar që ditën e mërkurë nga Korça. Ata kanë zhvilluar edhe një stërvitje dhe më pas rreth orës 19:00 kanë mbërritur në Durrës.
Do të kenë edhe një stërvitje ditën e sotme dhe më pas të premten do të jenë përpara sfidës ku duhet të japin shpirtin në fushën e lojës, sepse do të ndeshen me ekipin e Kukësit, i cili do kërkojë fitoren që i duhet për mbijetesë.
















