top of page

Skënderbeu/ Cili do të jetë objektivi i korçarëve për sezonin e ri 2024-2025?!

  • Jul 12, 2024
  • 1 min read

"Ne jemi Skënderbeu dhe gjithmonë kemi objektiva në rritje."

Këto janë fjalët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç në lidhje me objektivin e korçarëve.

Realisht është shumë shpejt për një gjë të tillë, por nga sa mësohet, korçarët do të jenë edhe në këtë sezon një ekip vazhdimësie. Korçarët thyen çdo parashikim në sezonin e kaluar, me një pozicion të vendit të tretë që ishte një ëndërr.

Në qoftë se thuhej në fillim të sezonit, por që realisht kjo ndodhi dhe tashme korçarët kanë edhe më shumë besim tek vetja e tyre.

Janë një ekip që është rritur edhe një vit më shumë nga ata futbollistë të rinj të sezonit të kaluar. Merkato, për hir të së vërtetës është shumë herë më e fuqishme se në sezonin e kaluar dhe grupi pothuajse është ai i sezonit të kaluar.

Kjo është shumë pozitive dhe shihet si pjesë suksesi.





 
 
bottom of page