top of page

Skënderbeu-Dinamo, ose dueli për “Final-Four”!

  • Feb 19, 2024
  • 1 min read

Një nga duelet më interesante do të jetë kjo e kësaj të mërkure në stadiumin “Skënderbeu”, teksa Skënderbeu dhe Dinamo do të përballen në një situatë thuajse të njëjtë pikësh dhe do të kërkojnë të marrin maksimumin.

Skënderbeu në kuotën e 31 pikëve, pret Dinamon e 32 pikëve dhe sigurisht kjo është nga ato ndeshje që mund të themi se spektakli është i garantuar.

Tashmë të dy skuadrat duket se kërkojnë edhe ato katërshen e parë për të marrë pjesë në “Final-Four” dhe kush fiton prej tyre sigurisht që do të jetë më pranë.

Skënderbeu sigurisht që është më i avantazhuar në këtë përballje, pasi luan në shtëpi përballë tifozërisë së vet, ndërkohë që Dinamo aspak nuk duhet nënvlerësuar.

Të mërkurën gjithë vëmendja e superligës është në qytetin juglindor, pasi Skënderbeu-Dinamo do të jetë e vetmja përballje e superligës, ndeshje e prapambetur.

Në Korçë nesër mezi e presin këtë ndeshje, aq më tepër që Skënderbeu të dielën do të presë edhe Partizanin.

Pra, dy ekipe kryeqyteti do të udhëtojnë drejt juglindjes në harkun kohor të pak ditëve. Skënderbeu luan thuajse gjithë sezonin në këto 180 minuta dhe skuadra në këtë ndeshje vjen më e motivuar se kurrë më parë.

Forca Skënderbe! Katërshja e parë është më pranë se kurrë më parë!




 
 
bottom of page