Skënderbeu-Dinamo, prova e parë miqësore u mbyll në barazim…
- Aug 28, 2023
- 1 min read
Të gjithë e mbajnë mend që Skënderbeu dhe Dinamo luajtën përpara disa javësh një ndeshje miqësore në stadiumin “Skënderbeu”. Miqësore që në fakt u mbyll në barazimin 1-1.
Të parët ishin dinamovitët që shënuan me anë të Denisson dhe në pjesën e dytë në limit shënoi Prençi.
Një barazim që në fakt ishte i merituar dhe kjo ishte thjesht miqësorja e dytë në radhë për Skënderbeun, teksa po kujtojmë që në ndeshjen e parë në fazën përgatitore Skënderbeu fitoi 2-0 ndaj Voska Sport.
Tashmë nuk do të jetë miqësore, por Skënderbeu-Dinamo do të jetë njëkohësisht java e dytë e superligës, atje ku Skënderbeu vjen pas 3 pikëshit të parë, ndërkohë që Dinamo vjen pas humbjes në derbi.
Barazimi në miqësore ishte thjesht një provë për të dy kampet, pasi në të vërtetë do të shikojmë cili do të jetë Skënderbeu dhe cila do të jetë Dinamo këtë të premte, në stadiumin “Skënderbeu” në duelin mes të dy skuadrave.
Miqësorja:
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi / Denisson
















