top of page

SKËNDERBEU / Disiplina dënon futbollistin. Vendimi i fundit rrëzon kërkesën e lojtarit që të falej

  • Dec 8, 2023
  • 1 min read

Në vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës tashmë është bërë publik lajmi i pak orëve më parë teksa klubi “Skënderbeu” u dënua me 50 mijë lek gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Por në pikën e fundit 21, një tjetër shqyrtim ishte nga Disiplina edhe për futbollistin e U-17 Kristian Agolli, kërkesa e të cilit është rrëzuar dhe sipas Disiplinës ka qenë e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Ja dhe Vendimi i fundit i Komisionit të Disiplinës për futbollistin Agolli:

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U-17, Kristian Agolli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.




 
 
bottom of page