top of page

SKËNDERBEU/ Dita e Final Four. Forca bardhekuq, na duhet fitorja!

  • May 11, 2024
  • 2 min read

Sot është dita e madhe e Skënderbeut, i cili nëse fiton sot në Shkodër siguron katërshen e parë ose e thënë ndryshe Final Four.

Sot është dita kur në orën 16:00 i madh dhe i vogël në qytetin juglindor do të jenë sy e veshë në Shkodër, atje ku luhen fatet e sezonit.

Një Skënderbe që startoi pa shumë objektiva madhore sezonin dhe që sot pa u luajtur ndeshja e javës së 36-të dhe e fundit e shikon veten në vendin e katërt, atje ku askush nuk e mendonte.

Sot në orën 16:00 luhet Vllaznia-Skënderbeu dhe Skënderbeu pa llogaritur ndeshjet e tjera, nëse fiton zyrtarisht është në katërshe.

Sigurisht që pranë ka Tiranën, Teutën dhe Dinamon, skuadra që presin hapin e gabuar të Skënderbeut, por që bardhekuqtë e kanë vetë në dorë dhe nuk do të lejojnë kursesi që të përfitojnë skuadrat e tjera.

Ndërkohë që të gjitha verdiktet e tjera janë zbuluar, sot mbetet të zbulohet vetëm vendi i katërt.

A do të jetë Skënderbeu i zoti që ta mbajë këtë vend?!

Të presim dhe të shohim, pasi ora 16:00 është në prag.

Erdhi dita… Forca Skënderbe… Forca djema…

 

Abissnet Superiore / Java 36

Teuta – Dinamo City                          11.05.2024                          16:00

Egnatia – Tirana                                 11.05.2024                          16:00

Vllaznia – Skënderbeu                       11.05.2024                          16:00

Laçi – Kukësi                                      11.05.2024                          16:00

Partizani – Erzeni                                11.05.2024                          16:00




 
 
bottom of page