SKËNDERBEU dje në pallat sporti, sot në palestër. Bardhekuqtë nuk ndalen në stërvitje
- Jan 21, 2024
- 1 min read
Nuk ka pushim për Skënderbeun, ndërkohë që dje që ishte edhe dita e ndeshjes ekipi zhvilloi një seancë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.
Sot në orët e paradites skuadra sërish ka dalë në stërvitje, por këtë herë në palestër.
Duke qenë fusha e zënë me dëborë, stafi teknik vendosi që të shfrytëzojë palestrën dhe në këtë mënyrë ka zhvilluar një stërvitje force me gjithë grupin e lojtarëve.
Pritet të mësohet dita e nesërme, nëse Skënderbeu do të niset rreth mesditës apo jo për në Durrës, atje ku do të akomodohet për 10 ditë rresht në resortin “Tropikal”.
E rëndësishme që Skënderbeu nuk po ndalet në seancat stërvitore edhe pse gjithë juglindjen e ka pushtuar dëbora.
















