top of page

Skënderbeu dje theu një “tabu”, prishet kolona e…

  • Oct 29, 2023
  • 1 min read

“Nuk kishim provuar shijën e barazimit dhe ja duhej kjo ndeshje e djeshme që të prishnim rregullsinë e fitoreve dhe të humbjeve.”

- Këto janë fjalët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas barazimit me Egnatian.

Në fakt, në 9-të javët e kaluara Skënderbeu ka marrë 4 fitore dhe 5 humbje dhe në kolonën e barazimeve korçarët ishin me zero, ndërkohë që tani kanë një të tillë.

Një barazim që vjen me një ekip që në këtë sezon tregon se është ndër ekipet më të mira dhe natyrisht këtë e ka treguar deri tani, por më shumë ky barazim ka vlerë për korçarët që në këtë ngjeshje të ekipeve në renditje edhe një pikë është e artë.

Një barazim që ka gola dhe kjo nuk ndryshon as në kategorinë e golave të shënuar dhe të pësuar, pasi ruhen ekulibrat.




 
 
bottom of page