SKËNDERBEU/ Dy herë ka fituar Dinamo këtë sezon, një herë Skënderbeu!
- Mar 26, 2024
- 1 min read
Të shtunën në orën 18:00 do të kemi përballjen mes Dinamos dhe Skënderbeut, takim që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 29-të dhe do të jetë e fundit për këto dy ekipe për këtë sezon.
Tri herë janë përballur mes njëra-tjetrës këto dy skuadra deri tani, ku dy takime i ka fituar Dinamo dhe një herë ka fituar Skënderbeu.
Të gjithë e mbajmë mend në stadiumin “Skënderbeun” ndeshjen e parë të sezonit e vlefshme për javën e dytë, ku Skënderbeu fitoi 1-0 me autogol të dinamovitëve.
Në fazën e dytë Dinamo do të fitonte 2-1, teksa blutë kaluan të parët në avantazh, ndërkohë që Nikaj do të barazonte shpejt rezultatin në 1-1 dhe në minutën e 29-të Vila do të siguronte një fitore tjetër për Dinamon.
Pra, në duelin Dinamo-Skënderbeu deri tani dinamovitët kanë 6 pikë dhe 3 pikë i takojnë Skënderbeut.
01.09.2023
Skënderbeu-Dinamo 1-0
Shënues: Behiratche 49’ (aut)
31.10.2023
Dinamo-Skënderbeu 2-1
Shënues: Kacorri 8’, Vila 29’ / Nikaj 18’
21.02.2024
Skënderbeu-Dinamo 0-1
Shënues: Vila 53’ (11-m)
















