Skënderbeu e mbylli me analizë humbjen e fundit, tani mendjen vetëm te Egnatian. Ja çfarë ndodhi dje
- Oct 26, 2023
- 1 min read
Ditën e djeshme rreth mesditës, pas përfundimit të stërvitjes, për herë të parë Skënderbeu ka siguruar edhe materialin filmik të humbjes së fundit. Të dy trajnerët Ivan Gvozdenoviç dhe Gentjan Liço kanë zhvilluar analizën e thelluar të ndeshjes.
Në këtë analizë janë parë me vëmendje momentet që vendosën fatin e lojës. Së pari është analizuar veprimi i Ramosit që e ka tepruar me mbajtjen e topit dhe humbjen e tij në momentin e daljes me karton të Prençit.
Nga ana tjetër është analizuar edhe veprimi i Prençit në atë moment. Jashtë analizës nuk kanë ngelur edhe dy momentet kur Rashica duhet të ishte treguar më bashkëpunues me të tjerët, pasi nuk ka pasuar te sulmuesit e tjerë të ekipit.
Ndërkohë edhe autogoli i Randit ka qenë pjesë e kësaj analize. Por më shumë, Gvozdenoviç ka kërkuar që këto gabime të mos përsëriten, pasi episodet janë ato që edhe vendosin në një ndeshje.
















