top of page

Skënderbeu ekip me një "frymë"…!?

  • Aug 31, 2023
  • 1 min read

Po të ndjekësh stërvitjet e korçarëve, shikon se kanë një tipar që nuk e ndesh kaq hapur tek të tjetërt. Bëhet fjalë për frymën që mbizotëron tek ky ekip, një kolektivitet i paparë. Si një ansambël veprojnë korçarët në çdo moment.

Kur dikush nga grupi bën një veprim të veçantë në stërvitje të gjithë i thonë një "bravo" dhe e inkurajojnë e për më tepër nuk janë aspak xhelozë për cdo zgjedhje të trajnerit në ndërtimin e formacionit.

Sulmuesit e stolit mbështesin ata që për momentin janë në formacion, por edhe ata të formacionit, japin mesazhin se të gjithë janë të barabartë dhe i shërbejnë ekipit. Në qoftë se ka një të veçantë te ky ekip, është fryma e grupit.



 
 
bottom of page