SKËNDERBEU fiton në Kukës/ Ja renditja pas dy ndeshjeve të ditës së sotme!LAJMI në komentin e parë…
- Apr 19, 2024
- 1 min read
Janë luajtur sot dy ndeshjet e ditës së parë të javës së 32-të të superligës, ndërkohë që dy skuadrat udhëtuese kanë arritur të fitojnë në transfertë. Erzeni-Tirana ka qenë takimi që u luajt po në orën 15:00 në “Elbasan Arena” dhe përfundoi me rezultatin 0-2, ndërkohë që me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe sfida në Kukës mes vendasve dhe Skënderbeut.
Kjo fitore e Skënderbeut bën që bardhekuqtë ta shohin veten në kuotën e 44 pikëve, ndërkohë që 46 pikë janë Tirana dhe Dinamo.
Nesër luhen tre ndeshjet e tjera të javës së 32-të, ndërkohë që korçarët do të bëjnë tifo për Partizanin në derbin Partizani-Dinamo, pasi shpresojnë që dinamovitët të jenë vetëm 2 pikë larg.
Më poshtë sjellim tabelën e ndeshjeve të sotme dhe të nesërme dhe renditjen provizore, teksa Skënderbeu ka 44 pikë dhe ndodhet në vendin e 6-të të tabelës së klasifikimit.
ABISSNET SUPERIORE
JAVA 32
19.04.2024 (SOT)
Ora 15:00 Erzeni-Tirana 0-2
Ora 15:00 Kukësi-Skënderbeu 0-2
20.04.2024 (NESËR)
Ora 15:00 Laçi-Egnatia
Ora 18:00 Partizani-Dinamo
Ora 18:00 Teuta-Vllaznia
















