Skënderbeu “frikë” vetëm vapën e kryeqytetit, orari i papërshtatshëm…!
- Sep 10, 2023
- 1 min read
Vetëm mbrëmjen e djeshme është zbardhur axhenda e ndeshjes që Skënderbeu do të luajë ndaj Tiranës e vlefshme kjo për javën e 3-të të superligës. Tashmë është zyrtare që Tirana-Skënderbeu do të luhet të enjten e 14 shtatorit dhe do të startojë në orën 15:00.
Një orar që në pamje të parë duket aspak i papërshtatshëm për zhvillimin e një ndeshjeje futbolli, aq më tepër kur dihet që temperaturat në kryeqytet janë të larta, sidomos për korçarët.
Gjithsesi kjo tashmë është zyrtare dhe Skënderbeu duhet të përshtatet sa më shumë me orarin e ndeshjes dhe më shumë se kaq me temperaturat. Dy ditët e fundit të përgatitjeve pritet që skuadra të largohet nga Korça për të zhvilluar stërvitje me shumë mundësi në Durrës dhe për t'u mësuar disi me orarin që do të luhet edhe ndeshja e javës së 3-të.
I vetmi “armik” për Skënderbeun në këtë ndeshje është vapa dhe sigurisht që kësaj i ndruhen bardhekuqtë e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç.
Java 3
Të mërkurë 13 shtator
Egnatia-Erzeni ORA 16:00
Dinamo-Kukësi ORA 19:00
E enjte 14 shtator
Tirana-Skënderbeu ORA 15:00
Partizani-Vllaznia ORA 18:00
E premte 15 shtator
Laçi-Teuta ORA 16:00
















