Skënderbeu / Futbollistët sot përfundojnë me keqardhje…
- Oct 11, 2023
- 1 min read
U kanë dhënë fund pushimeve futbollistët e Skënderbeut. Pas ndeshjes të së dielës në Laç, të gjithë janë relaksuar për dy ditë dhe sot, të mërkurën zbresin përsëri në fushën stërvitore.
Është një periudhë që natyrisht u shërben ekipeve për të rikuperuar ato dobësi, që janë vënë re dhe përforcon më shumë cilësitë e mira. E gjithë kjo falë kësaj peruidhe që ndërpritet gara. Por para startit të ndeshjes së fundit të kësaj faze, korçarët duhet të përgatiten edhe për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Edhe pse është një ndeshje e lehtë ajo mund t'i shërbejë trajnerit për ata futbolllistë që kanë pak minuta lojë në këmbët e tyre.
















