top of page

Skënderbeu gjunjëzoi Tiranën/ Erion Veliaj “dorëzohet” përpara Sotiraq Filos!

  • Mar 19, 2024
  • 1 min read

Finalja e Kupës së Shqipërisë tashmë është sfumuar dhe Skënderbeu ia doli ta fitonte në kryeqytet ndaj Tiranës, një sukses që sigurisht mori përmasa të mëdha, pasi Skënderbeu e bëri “rrugë” fitmin e çdo trofeu që i del përpara.

Mes festës së madhe që bënë protagonistët e Skënderbeut, kemi veçuar këtë foto me të vërtetë shumë domethënëse.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është dorëzuar pa kushte ndaj kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Mes Tiranës dhe Skënderbeut ku fitoi Skënderbeu, mes Veliajt dhe Filos, fitoi ky i fundit dhe jo më kot duket në këtë foto duke buzëqeshur me medaljen në qafë. Madje edhe Erion Veliaj ka qenë i detyruar të tregojë me gisht se kush është njëshi në rastin konkret.

Bashkia e Tiranës sigurisht që është shumëfish më e madhe se e Korçës, por kjo e fundit i dha “leksion” në kryeqytet, teksa Skënderbeu ia doli.




 
 
bottom of page