Skënderbeu humbet gjysmëfinalen/ Ja kur luan ndeshjen për vendin e 3-të a të 4-t!
- May 18, 2024
- 1 min read
Bardhekuqtë humbën mbrëmë në “Air Albania” me rezultatin e ngushtë 1-0, ndërkohë që Skënderbeut i duhej vetëm fitorja për të shkuar në finale, gjë që nuk u bë realitet nga skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Pavarësisht kësaj Skënderbeu mbylli mbrëmë rrugëtimin drejt titullit kampion, por ka edhe një ndeshje tjetër për të luajtur në Final 4. Bëhet fjalë për ndeshjen e vendit të tretë dhe të katërt.
Egnatia-Vllaznia është ndeshja tjetër gjysmëfinale që luhet nesër dhe humbësja e këtij çifti do të jetë përballë Skënderbeut në daten 24 maj, pra të premten e ardhshme.
Edhe kjo ndeshje do të luhet në “Air Albania” dhe duket se do të jetë më shumë një ndeshje prestigji, pasi edhe skuadrat që do të marrin pjesë në Europë janë përcaktuar përveç skuadrës që do të shpallet kampion dhe do të luajë në Champions League.
Atëherë Skënderbeu/Egnatia-Vllaznia do të jetë ndeshja e 24 majit që do të mbyllë sezonin për Skënderbeun.
















