SKËNDERBEU i historisë me korçarë "puro" dhe me futbollistë që nuk harrohen kurrë!
- Mar 13, 2024
- 1 min read
Skënderbeu nuk është vetëm i sotmi, pasi Skënderbeu ka pasur skuadër gjithmonë dhe këtë e tregojmë edhe me këtë foto të vite e viteve më parë, kohë kur luanin për këtë fanelë bardhekuqe.
Sot po sjellim foton e mëposhtme, vërtet kaq shumë nostalgjike, foto në të cilën duken qartë emra të tillë si: Gentjan Liço, Bledi Kadiu, Stavrion Lako, Restiald Agolli, Migen Memelli, Roxher dhe të tjerë.
Një foto që padiskutim të sjell nostalgji shumë të madhe për këtë Skënderbe me ngjyrat e veta tradicionale.
Sa mall kemi për këta lojtarë!
Sa mall kemi për ato vite kur luhej futboll bio dhe futboll i vërtetë me shpirt në fushë!
















