top of page

Skënderbeu ja 3 ndeshjet e radhës të korçarëve ndaj laçit vllaznisë egnatias datat dhe oraret

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_17825b50033a4604a4d775af5b39a2aamv2-1.jpg Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 26-të deri në javën e 28-të.Janë 3 javë që do të luhen nga data 1 mars deri më 16 mars. Pra, në harkun kohor të 15-të ditëve Skënderbeu do të luajë tri ndeshje, ku një do ta luajë në transfertë dhe dy të tjera në shtëpi.Në këtë mënyrë java e 26-të do të luhet në datën 1 mars për Skënderbeun dhe tashmë është zyrtare, pasi ndeshja Laçi-Skënderbeu do të startojë në orën 13:30.Pas kësaj transferte Skënderbeu do të luajë dy ndeshje radhazi në shtëpi, së pari atë të javës së fundit të fazës së tretë dhe më pas do të luajë ndeshjen e parë të fazës së fundit.Së pari takimi Skënderbeu-Vllaznia do të luhet më 11 mars dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që 5 ditë më vonë dhe më konkretisht në datën 16 mars Skënderbeu do të presë Egnatian kryesuese në stadiumin “Skënderbeu”, në një ndeshje tjetër që do të startojë po në orën 17:00.Më poshtë sjellim edhe kalendarin e Skënderbeut për 3 ndeshjet e radhës:1 Mars 2024 Java 26Ora 13:30 Laçi-Skënderbeu11 Mars 2024 Java 27Ora 17:00 Skënderbeu-Vllaznia16 Mars 2024 Java 28Ora 17:00 Skënderbeu-Egnatia

 
 
bottom of page