Skënderbeu/ Ja dëmtimi i Dean Liços. Del përgjigjja përfundimtare. Mësojeni!
- Apr 4, 2024
- 1 min read
Duke ndjekur sot stërvitjen e korçarëve, është parë që i vetmi që nuk ishte me ekipin, ishte kapiteni Dean Liço. Ky futbollist ka ndërprerë stërvitjen e ditës së djeshme pas një dëmtimi në pulpë.
Ditën e sotme i është nënshtruar ekzaminimeve dhe është mësuar se ishte thjesht një kontraktim nga goditja. Kur ekipi po stërvitej, Liço ka qenë duke zhvilluar një seancë fizioterapie dhe sipas asaj që deklaron stafi mjekësor e ka të gjithë kohën e duhur për rikuperim të plotë dhe për të qenë ditën e hënë në lojë kundër Tiranës.
















