Skënderbeu/ Ja formacioni që do të zbresë sot në fushë ndaj Partizanit!
- May 4, 2024
- 1 min read
Duhen akoma orë deri në startin e ndeshjes së javës së 34-ër atë mes Partizanit dhe Skënderbeut, takim që sigurisht ka tërhequr vëmendje të veçantë edhe për atë se skuadra bardhekuqe tashmë luan për katërshen e parë.
Në ndeshjen e sotme pritet që të kemi dy mungesa. Ardit Nikaj është padiskutim mungesë e rëndësishme dhe e sigurt, pasi ka probleme në gju dhe do të jetë mungesë edhe në javët në vazhdim, të paktën nga dëmtimi që ka marrë. Ndërkohë edhe Juri Merlim, pritet që këtë takim ta nisë nga stoli.
Kjo ka bërë që Skënderbeu pritet të rreshtohet sot në fushë me këtë 11-she.
Në portë Marko Alia edhe sot është gati.
Në prapavijën e Skënderbeut, Elvis Prençi dhe Randi Dumfor do të jenë dy qendërmbrojtësit, ndërsa nga krahët Andrea Gerco në të majtë dhe Kosta Vangjeli në të djathtë do të jenë ata që do të plotësojnë këtë repart.
Më pas në mesin e fushës Mario Rabiu do të jetë në rolin e shkatërruesit dhe përpara tij kapiteni Dean Liço dhe Dejvid Janaqi janë dy të tjetrët të sigurt që do të jenë pranë sulmit.
Pritet që sot të rikthehet në fushë edhe Rei Pecani si titullar për të plotësuar mesin e fushës.
Duke parë këtë rreshtim në sulm do të kemi dyshen Djantu dhe Ermir Rashica.
Ky pak a shumë do të jetë 11-shi i sotëm ndaj Partizanit.
Forca Skënderbe!
















