SKËNDERBEU/ Ja çfarë vlerëson Marko Ramos më shumë në lojën e futbollit
- May 1, 2024
- 1 min read
Shpeshherë mbrojtësi i korçarëve Marko Ramos “godet “ me shprehjet e tij në faqen e vet zyrtare në Facebook. Këtë herë ai ka deklaruar: "Je më i fuqishëm kur mendon. Mendja është gjithçka."
Me sa duket Ramos e quan lojën e futbollit jo vetëm lojë të forcës, por edhe të mendjes dhe për këtë ka plotësisht të drejtë. Mbrotësi i korçarëve njihet për forcën fizike, por tani duket se ka filluar të jetë edhe më i kujdesshëm.
















