top of page

SKËNDERBEU ka vetëm një objektiv nesër / T'u kthejë “borxhin” verilindorëve!

  • Nov 27, 2023
  • 1 min read

Nesër në orën 13:30 Skënderbeu do të luajë në Tiranë te “Arena e Demave” ndeshjen e javës së 14-të, ndërkohë që të gjithë e mbajnë mend fazën e parë, teksa Kukësi luante ndeshjen më të rëndësishme në stadiumin “Skënderbeu” dhe ndodhej në vendin e fundit.

Skënderbeu më 23 shtator 2023, ditë kur luajti ndaj Kukësit vinte me moral të lartë dhe nëse e mposhte Kukësin, veriorët thuajse kapitullonin. Në atë ndeshje fitoi Kukësi 0-1 me një gol që në minutën e 29-të me anë të Reci dhe qysh prej asaj ndeshjeje Kukësi mori “zemër”.

Ka ardhur momenti që Skënderbeu të rikthehet të luajë në fazën e dytë këtë herë në Tiranë, por që mikpritës është Kukësi.

Nëse ka një objektiv për nesër, ai pa diskutim që është fitorja dhe në rast se Skënderbeu e realizon, atëherë superliga merr tjetër rrjedhë për Skënderbeun që për momentin mban vendin e 4-ët në renditje.

Në fund të fundit Skënderbeu u ka një “borxh” për t'u kthyer verilindorëve dhe sigurisht kjo është fitorja. Kukësi vjen pas humbjes ndaj Tiranës dhe Skënderbeu shkon në këtë transfertë ndaj Kukësit pas fitores me Teutën në shtëpi.

Moralisht bardhekuqtë janë më lart dhe të gjitha shanset janë që Skënderbeu të kthehet “duarplot” nga qyteti verior.



 
 
bottom of page