top of page

SKËNDERBEU kthehet në shtëpi / Nesër fillon java anti-Dinamo!

  • Jan 14, 2024
  • 1 min read

Mbrëmë, pas ndeshjes me Egnatian e gjithë skuadra bardhekuqe është kthyer menjëherë në shtëpi.

Edhe pse ishte një humbje 1-0, në kampin bardhekuq ka pasur keqardhje, pasi Skënderbeu e meritonte vërtet të paktën një pikë në përballjen e djeshme ndaj Egnatias.

Gjithë skuadra bardhekuqe ditën e sotme e ka një ditë krejtësisht pushimi dhe nesër do të fillojë menjëherë seancat stërvitore, për të filluar zyrtarisht javën anti-Dinamo.

Tashmë për Skënderbun kanë përfunduar ditët e qëndrimit në Durrës dhe do të duhet të përshtatet me klimën e qytetit juglindor. Nesër, pra të hënën pritet që skuadra ta fillojë me një analizë të humbjes së fundit ndaj Egnatias dhe më pas rreth mesditës do të zbresë në fushë për të filluar seancat stërvitore.

Humbja e fundit 1-0 duhet haruar sa më parë, pasi në prag është ndeshja e radhës dhe shumë e rëndësishme. Dinamo fundjavën e ardhshme vlen më shumë se 3 pikë, pasi Skënderbeu do ta ketë detyrim fitoren.

Forca “Ujqër”!



 
 
bottom of page