SKËNDERBEU/ Maria Vivas, lojtarja më e mirë e aktivitetit!
- Mar 5, 2024
- 1 min read
Pas përfundimit të ndeshjeve për Ligën “Gjergj Kastrioti” janë ndarë edhe disa tituj dhe vlerësime speciale.
Kështu, lojtarja me e mirë e aktivitetit është shpallur Maria Vivas e Skënderbeut. Ajo është dalluar gjatë gjithë ndeshjeve për pikët e shënuara dhe për performancën e treguar.
Vivas është nga Venezuela dhe luan në pozicionin numër katër.
Ajo dallohet gjithashtu edhe për gjuajtjet e saj nga vija e dytë. Është një shutere potente dhe mjaft e zgjuar.
Maria është një pikë e fortë tek Skënderbeu.
















