top of page

Skënderbeu mbeten prezantime të tjera/ Krasniqi, Grezda etj, gati të shtojnë listën e federimeve

  • Aug 1, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/0e29e1_a639d1a372f448dba31607ba6c32127emv2.webp

Te Skënderbeu deri në këto momente janë zyrtarizuar dhe prezantuar plot 6 blerje, ndërkohë që pesë nga këto blerje kanë qenë të huaj dhe vetëm një shqiptar, që është portieri i dytë, Kristian Roku.

Tashmë duket se kemi edhe emra të tjerë akoma të paprezantuar, ku spikasin dy futbollistët Erolind Krasniqi dhe Oniks Grezda.

Të dy futbollistët në fjalë kanë kohë që stërviten me Skënderbeun dhe e kanë mbyllur me bardhekuqtë dhe tashmë mbetet të kemi edhe një prezantim zyrtar për ta.

Sigurisht që Krasniqi dhe Grezda nuk janë dyshja e fundit që do të prezantohen te Skënderbeu, pasi ka edhe lojtarë të tjerë që ndodhen në ekip, por që nuk janë prezantuar, ndërkohë që pritet edhe një tjetër goditje.

Themi goditje, pasi është folur shumë orët e fundit që do të kemi një sulmues që do të vijë te Skënderbeu dhe që do të jetë shqiptar.

Akoma nuk kemi ndonjë emër të dalë nga vetë klubi, pavarësisht se ka shumë emra që përfliten, sepse Skënderbeu do të kërkojë të mbipopullojë sulmin, pasi pikërisht në këtë repart edhe largimet kanë qenë më të shumta.

Të presim orët në vazhdim, ku sigurisht te Skënderbeu do të ketë edhe zhvillime të reja.

 
 
bottom of page